spot_img
E diel, 28 Dhjetor, 2025
12:56
HomeKosovaZgjedhjet 2025Haradinaj voton, iu bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Haradinaj voton, iu bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në komunën e Deçanit.

Pas votimit, Haradinaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke theksuar rëndësinë që ky proces ka për të ardhmen e vendit.

- Advertisement -

Ai ka deklaruar se vota është vendimi më i madh që qytetarët mund të marrin për t’i dalë krah Kosovës dhe për të përcaktuar vitet që vijnë.

“Iu bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që të gjithë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të vendosin për Kosovën dhe për të ardhmen e saj. Ky është vendimi më i madh që mund ta marrin për t’i dalë gjithmonë krah Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat