Prapaskena: Dilema e madhe — Zgjedhje apo “Dorëzim”?
Kryetari në detyrë i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj, në një intervistë televizive që po bën xhiron e rrjetit, ka lëshuar akuza të paprecedenta ndaj struktures udhëheqëse të LVV-së. Haradinaj ka bërë të qartë se Kosova ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm midis demokracisë dhe asaj që ai e quan “pushtet absolut të Albinit”.
“Republika e Dejonës“
Në deklaratën e tij më të ashpër deri më tani, Haradinaj ka përmendur emrin e koordinatores së LVV-së, Dejona Mihajli, si personin që sipas tij po kontrollon fijet e shtetit nga prapaskena.
“Nuk ia kemi borxh askujt që të kemi një Republikë të Dejonës. Nëse ia japim edhe Presidentin Albin Kurtit, ne nuk jemi duke ia dhënë atë institucionit, por jemi duke ia dorëzuar zyrtarisht Republikën Dejona Mihajlit!“ — deklaroi Haradinaj.
- Advertisement -
Zgjedhjet si Shpëtim
Për Haradinajn, opsioni i vetëm për të parandaluar këtë koncentrim të pushtetit janë zgjedhjet e reja, pavarësisht faktit që vendi sapo ka dalë nga një proces zgjedhor.
-
Jo pushtetit absolut: Ai theksoi se vendi nuk duhet të lejojë që të gjitha hallkat e pushtetit (Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca) të kontrollohen nga një person apo një grup i vetëm politik.
- Advertisement - -
Thirrja për rezistencë: Haradinaj u bëri thirrje forcave të tjera politike që të mos bëhen “kurban” të këtij procesi që, sipas tij, e degradon shtetësinë e Kosovës.



