Pas një ngërçi politik njëvjeçar, Kosova është duke mbajtur këtë të diel, më 28 dhjetor, zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Për këtë, ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shkuar për vizitë në KQZ, ku është takuar me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ku ka theksuar profesionalizmin dhe gatishmërinë e stafit të KQZ-së.
Ambasadori ka uruar që Kosova të ketë edhe një tjetër demonstrim të demokracisë.
“Një tjetër proces zgjedhor është duke u vendosur! Vizita këtë mëngjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, theksoi profesionalizmin dhe gatishmërinë e stafit të KQZ-së, këshilltarëve, të gjithë policisë dhe prokurorëve, të gjithë ata që dita e sotme është një problem. Ka kaq shumë njerëz që punojnë në mbarë vendin. Unë uroj edhe një tjetër demonstrim të suksesshëm të demokracisë”, ka shkruar ambasadori në Facebook.
Zgjedhjet e parakohshme, KQZ: Procesi i votimit nisi me kohë



