spot_img
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
01:08
HomeKosovaHargreaves: Roli i Kosovës si vend transit për migrantët është kërcënim për...

Hargreaves: Roli i Kosovës si vend transit për migrantët është kërcënim për rajonin dhe më gjerë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se roli i Kosovës si vend transit për migrimin e parregullt paraqet rreziqe për sigurinë dhe të drejtat në Kosovë, Britani dhe në Evropë.

Hargreaves, ka thënë se kjo gjë është diskutuar gjatë të një dokumentari të ri mbi rrjetet e kontrabandimit të migrantëve në Kosovë, rrjete të cilat, ambasadori britanik, i ka cilësuar si rrjete kriminale.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Roli i 🇽🇰 Kosovës si vend tranzit për migrimin e parregullt paraqet rreziqe për sigurinë dhe të drejtat në 🇽🇰 Kosovë, 🇬🇧 Britani dhe në Evropë.

- Advertisement -

Ne e diskutuam këtë gjatë lansimit të një dokumentari të ri mbi rrjetet e kontrabandimit të migrantëve në Kosovë, të cilin BIRN e ka prodhuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike.

Këto rrjete kriminale shfrytëzojnë njerëzit më të cenueshëm dhe minojnë përpjekjet e kontinentit për të menaxhuar lëvizjen e njerëzve në mënyrë të drejtë dhe humane. 🇬🇧 Britania e Madhe dhe 🇽🇰 Kosova po bashkëpunojnë ngushtë për të luftuar krimin serioz dhe të organizuar të imigracionit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat