spot_img
E hënë, 27 Prill, 2026
21:30
HomeKulturëHasan Prishtina, figura që iu përkushtua idealit kombëtar

Hasan Prishtina, figura që iu përkushtua idealit kombëtar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në 27 prill të vitit 1873 lindi në Vushtrri të Kosovës, Hasan Prishtina.

Ai ishte pasardhësi i një familjeje të pasur. U shkollua në Selanik dhe Stamboll dhe më pas shërbeu si një zë i fuqishëm brenda Parlamentit Osman (1908–1912), për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan.

- Advertisement -

Hasan Prishtina ishte ndër nismëtarët kryesorë të Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912 dhe kontribuoi në hartimin e kërkesave politike të saj, të njohura si “Programi me 14 pika”. Kontributi i tij ishte i rëndësishëm në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe në konsolidimin e qeverisë së parë shqiptare.

Hasan Prishtina dëshmoi një vizion të qartë për një shtet modern, të bashkuar dhe me institucione funksionale. Karriera e tij politike u karakterizua nga përkushtimi ndaj stabilitetit dhe ndërtimit të shtetit. Ai mbajti poste ministrore dhe shërbeu edhe si kryeministër i Shqipërisë për një periudhë të shkurtër në vitin 1921. Pavarësisht sfidave dhe rrethanave të vështira politike, Hasan Prishtina vazhdoi me këmbëngulje misionin e tij për çlirimin e Kosovës, duke kërkuar mbështetje në kancelaritë e Fuqive të Mëdha.

- Advertisement -

Në vitin 1933, në Selanik, jeta e tij u ndërpre tragjikisht si pasojë e një atentati të organizuar nga Ibrahim Çelo. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat