spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
16:05
HomeKosovaHasani s’pret ndonjë ndryshim për seancën e sotme, pret vendim nga Gjykata...

Hasani s’pret ndonjë ndryshim për seancën e sotme, pret vendim nga Gjykata Kushtetuese

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka mbërritur në Kuvend për të marrë pjesë në seancën konstituive.

Ai u shpreh se nuk pret ndonjë ndryshim pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

- Advertisement -

“Nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar, as nga kryetarët e partive, as nga rrugët apo thashethemet. Derisa të ketë një vendim të Kushtetueses, nuk pres ndryshim,” tha Hasani.

“Nuk besoj që do të ndryshoj ndonjë gjë, nuk kemi njoftim as kryetarët e partive e as nga mjetet e rrugëve apo thashetheme të rrugëve. Besoj që është prap e njëjta gjë, pa ardh një vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk besoj që do të ketë ndonjë ndryshim ose do të ketë ndonjë ndryshim”, theksoi ai.

- Advertisement -

Ai theksoi se pavarësisht ndarjeve partiake, deputetët mbeten kolegë në Kuvend dhe duhet të bashkëpunojnë për të mirën e vendit.

“Raporte të shoqërisë, raporte të kaluarës jemi deputet, koleg nuk jemi armiq mes vete, nëse nuk ia zgjasim dorën njërit-tjetrit kujt kemi me ia zgjatë, në Kuvend jemi kolegë jemi të partive të ndryshme, vendime të ndryshime”, shtoi ai

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat