spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
11:07
HomeKosovaHaxhiu: Beteja për moskonstituimin e Kuvendit është politikisht e gabuar

Haxhiu: Beteja për moskonstituimin e Kuvendit është politikisht e gabuar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, në një intervistë ekskluzive në “Debat Plus”, ka fajësuar opozitën e deritanishme për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se ish-opozita nuk ka votuar, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk e ka bllokuar procesin.

- Advertisement -

“Nuk është vendim i mirë i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që nuk e konstituan… Vendimi i tyre që të shkojnë në seancë dhe të mos marrin pjesë në votim, mendoj që është vendim i gabuar”, tha ajo.

”Kam thënë edhe njëherë që ne kemi plot çështje për të cilat mund t’i bëjmë betejat tona, por të bësh betejë për konstituimin apo moskonstituimin e Kuvendit është vendim politikisht i gabuar”, tha Haxhiu.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat