spot_img
E premte, 15 Maj, 2026
19:02
HomeKosovaHaxhiu dekreton disa ligje, njëri nga ta anëtarësimi në Bordin e Paqes

Haxhiu dekreton disa ligje, njëri nga ta anëtarësimi në Bordin e Paqes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për dekretimin e disa ligjeve.

Ajo ka thënë se disa prej tyre lidhen drejtpërdrejt me jetën e përditshme, me banimin social dhe të përballueshëm, kujdesin shëndetësor, shtetësinë, shërbimet e pagesave, resurset ujore dhe maturën shtetërore.

- Advertisement -

“Po ashtu, kam dekretuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes, ligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe ligjet që lidhen me marrëveshjet financiare me Bashkimin Evropian dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Kam dekretuar shpalljen e një sërë ligjesh të rëndësishme për qytetarët dhe për Republikën.

Disa prej tyre lidhen drejtpërdrejt me jetën e përditshme, me banimin social dhe të përballueshëm, kujdesin shëndetësor, shtetësinë, shërbimet e pagesave, resurset ujore dhe maturën shtetërore.

Po ashtu, kam dekretuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes, ligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe ligjet që lidhen me marrëveshjet financiare me Bashkimin Evropian dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim.

Ligjet marrin peshë kur shndërrohen në shërbim për qytetarin dhe në forcim të Republikës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat