Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, mbajti fjalën e parë si kryetare e re e Kuvendit të Kosovës.
“Ju falënderoj për besimin e dhënë në udhëheqjen e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sot e marrë këtë detyrë me vetëdije të plotë për peshën kushtetuese që ajo mbartë dhe me respekt të thellë për vullnetin e qytetarëve që na kanë sjellë këtu. Këtë besim do ta nderoj me punë të përditshme, transparencë por po ashtu edhe me përkushtim të plotë”, tha mes tjerash Haxhiu.



