Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka emëruar Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Shyhrete Tahirin si deleguara të posaçme për çështjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë takimit u vlerësua guximi dhe qëndrueshmëria e tyre, si dhe roli i rëndësishëm që kanë luajtur në thyerjen e heshtjes dhe në kërkimin e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
“U theksua se zëri i tyre ka ndihmuar që kjo çështje të trajtohet me dinjitet dhe seriozitet, si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare dhe se angazhimi i tyre tashmë ka edhe dimension institucional”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet, për forcimin e mbështetjes për të mbijetuarat dhe për avancimin e të drejtave të tyre, duke e mbajtur kërkesën për drejtësi aktive dhe të pranishme. Institucionet do të vazhdojnë angazhimin për dinjitet, drejtësi dhe trajtim të barabartë.



