spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
18:40
HomeKosovaHaxhiu i mirëpret amendamentet për zgjedhje direkte të Presidentit

Haxhiu i mirëpret amendamentet për zgjedhje direkte të Presidentit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se ka pranuar amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani që parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Ajo tha se i bashkohet thirrjes së Osmanit për votimin e tyre.

- Advertisement -

“Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, tha Haxhiu.

Presidentja Osmani pak minuta më parë njoftoi se ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, për të cilat tha se ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

- Advertisement -

Ajo tha se e ndërmori hap e ndërmori duke i parë “dështimet” për zgjedhjen e Presidentit.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar kryediplomatin Glauk Konjufca për president.

Osmani i çon në Kuvend amendamentet kushtetuese, “tash e tutje, le të flasë populli!”

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat