spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
19:06
HomeKosovaHaxhiu kritikon opozitën për mungesë vullneti në konstituim

Haxhiu kritikon opozitën për mungesë vullneti në konstituim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, është deklaruar para mediave pas dështimit të 28-të për të konstituuar këtë institucion.

Ajo ka thënë se në 28-të seancat e mbajtura nuk kanë parë as minimumin e vullnetit të opozitës për të kontribuuar në konstituimin e Kuvendit.

- Advertisement -

“Siç e dini më 1 maj ka filluar propozimi i kryesuesit të seancës konstituive, duke pasur parasysh që kishte disa dështime me votim të hapur. Në asnjërën prej këtyre seancave nuk e kemi parë as minimumin e vullnetit të opozitës për të kontribuuar në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha mes tjerash Haxhiu.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat