Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për nder të ditë së gruas bashkë me disa deputete ka bërë homazhe te memoriali “Heroinat” në kryeqytet.
Ajo ka shprehur se qëndrueshmëria dhe dinjiteti i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është forcë dhe ka kujtuar të gjitha gratë për kontributin e tyre për Kosovën.
“Sot me 8 mars, së bashku me deputetet e Kuvendit të Republikës Kosovës, ditën e filluan pran memorialit që i dedikohet të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Çdo medalion këtu përmban histori që rëndon në ndërgjegjen tonë kolektive. Me 8 mars, pra sot, në ditën që i dedikohet gjitha grave dhe vajzave edhe në mbarë botën, kujtimi për të mbijetuarat e dhunës seksuale është edhe më i thellë”, tha ajo.
Duke shtuar se qëndrueshmëria dhe dinjiteti i tyre janë forca jonë. “Prandaj sot letë kujtojmë edhe sakrificën e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, por po ashtu edhe sakrificën e gjitha grave që kanë kontribuar për Republikën e Kosovës, qoftë para luftës, qoftë gjatë luftës, por edhe pas luftës. Letë kujtojmë sukseset, le të nderojmë ato, letë t’i duartrokasim sukseseve dhe të secilës grua në Republikën e Kosovës, të secilës vajzë, shoqëri, familje, qofte në familje, qoftë në institucione. Letë për bashkohemi që në Republikën e Kosovës e cila vajzë dhe e cila grua të trajtohet me dinjitet. Si kryetare e Kuvendit do të angazhohem maksimalisht në këtë drejtim, prandaj ftoj të gjitha, sidomos gra që janë në pozicione të rëndësishme që rolin e tyre ta japin në shërbim të vajzave dhe grave në Republikën e Kosovës, në shërbim të qytetarëve të Republikës e Kosovës. Kur jemi bashkë, jemi shumë më të forta”, tha ajo.



