spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
11:38
HomeKosovaDrejtësiaHaxhiu reagon lidhur me procesin gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt

Haxhiu reagon lidhur me procesin gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar në lidhje me procesin gjyqësor të vrasjes së Liridona Ademajt.

Haxhiu thekson se ky rast do të ndjeket me vëmendje dhe shpreson se drejtësia të triumfojë.

- Advertisement -

“Sot ka nisur procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për vrasjen e të ndjerës Liridona Ademaj, një ngjarje tragjike që na tronditi dhe pikëlloi të gjithëve. Ky proces është i rëndësishëm jo vetëm për të vendosur përgjegjësinë për krimin e rëndë, por edhe për të dërguar një mesazh të fuqishëm kundër femicidit. Do të ndjekim me vëmendje çdo hap të këtij procesi dhe urojmë që drejtësia të triumfojë, duke u siguruar që ata që janë përgjegjës të marrin dënimin maksimal për krimin rëndë”, ka shkruar Haxhiu.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat