spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
03:50
HomeKosovaHaxhiu: S’ka qeveri teknike, Vetëvendosje do Qeverinë "Kurti 3"

Haxhiu: S’ka qeveri teknike, Vetëvendosje do Qeverinë “Kurti 3”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Albulena Haxhiu, e cila është edhe nënkryetare e Kuvendit, u pyet sot nga gazetarët për deklaratat e shpeshta të partisë së saj se i kanë numrat për qeverinë dhe se në fund s’doli ashtu.

“A do t’i kërkoni falje që keni gënjyer?”, ishte pyetja e një gazetari.

- Advertisement -

Haxhiu tha se Qeveri Kurti 3 do të ketë, por se “përkohësisht” s’ka.

“Mendoj që qytetarët e Kosovës, sikurse ju, e keni parë që Qeveria Kurti s’është votuar. Por, nuk është votuar vetëm përkohësisht sepse ajo do të bëhet. Natyrisht që do të ketë Qeveri Kurti 3”.

- Advertisement -

Ndërkaq, e pyetur nëse Vetëvendosje përkrah një qeveri teknike, Haxhiu mohoi se partia e saj do të bëjë këtë.

“Nuk e përkrahim një qeveri teknike. Qytetarët e Kosovës kanë vendosur, qytetarët e kanë votuar Albin Kurtin, pra si personin më të votuar në Republikën e Kosovës. Lëvizjes Vetëvendosje i kanë dhënë mbështetje maksimale, ne jemi falënderues për këtë, prandaj në qoftë se nuk do të ketë numra, natyrisht që vendi duhet të shkojë në zgjedhjeve të jashtëzakonshme ndonëse ju e dini që ne s’e kemi dëshiruar këtë, por rrethanat politike na imponojnë”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat