spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
11:14
HomeKosovaHaziri: Bllokuesi nuk kalon!

Haziri: Bllokuesi nuk kalon!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka shkruar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën e bllokuar në Kuvendin e Kosovës.

Haziri ka thënë se “bllokuesi nuk kalon”, duke thënë se është për keqardhje që në vend se politikanët, nëpërmje deputetëve, t’i zgjidhin ngërçet, i duhet Gjykatës Kushtetuese që ta bëjë këtë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Kushtetuesja nuk lejon shantazhin politik.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Bllokuesi nuk kalon!

Përshkrimi i frymës kushtetuese që Kosova ka vendosur më 17 shkurt 2008, nënkupton që marrëveshjet, mirëbesimi e kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime dhe patriotike në këtë Republikë, e cila themelet i ka më 2 korrik 1990. Nuk ka detyrim.

Për votim, nuk e lejon shantazhin politik, e aq më shumë, nuk lejon keqpërdorimin e frymës kushtetuese për t’u keqpërdorë për konsum politik.

Është për keqardhje që në vend se politikanët, nëpërmje deputetëve, t’i zgjidhin ngërçet, i duhet Gjykatës Kushtetuese që ta bëjë këtë!

Bllokuesi nuk kalon.

Nuk kemi Kuvend e as Qeveri, por vetëm deputetë të zgjedhur, sikurse që nuk mundesh me qenë edhe deputet e edhe anëtar i Qeverisë.

Republika, mbi të gjitha!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat