spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
13:23
HomeKosovaHaziri: Fryma e Kushtetutës kërkon bashkëpunim, jo bllokadë politike

Haziri: Fryma e Kushtetutës kërkon bashkëpunim, jo bllokadë politike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet respektuar sepse kanë shkarkuar nga pozita kryeministra dhe president. Sipas tij, ka mungesë të vullnetit politik për t’i zbatuar vendimet e Kushtetueses.

Ai ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila konstatuar se seanca Konstituive e Kuvenit e filluar me 15 prill nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputëtëve të komunitetit dhe Kuvendi nuk është i konstituar.

- Advertisement -

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka rrëzuar president, kryeministra dhe ka sjellë vendime jashtëzakonishtë të rëndësishme duke e ruajtur Republikën e Kosovës. Duke e ruajtur këtë Republikë që është ndërtuar fal sakrificës së popullit. Ne po vazhdojmë me qenë në pritje me masa të gjykatës për vendimet e munguara e fajturi me vendimet e munguara është mungesa e vullnetit të partisë së parë që është kryeministri në detyrë aktualisht. Mos kërko vullnet te ai që nuk ka. Dhe mos kërko besim tek ai që nuk të jep besim. Edhe populli edhe qytetarët tanë duhet me kuptu që vlerat kryesore që ne e kemi ndërtuar Republikën e Kosovës që është bashkëpunimi, toleranca, pragmatizimi politik, oferta politike për të ndërtuar shtëpinë bashkë dhe për të mbajtur shtëpinë bashkë nuk po funksionon. Nuk është mendësi sot ky është problemi”, ka thënë Haziri në emisionin “Rea Talk me Maxhunin”.

Nënkryetari i LDK-së ka treguar se Kushtetuta e Kosovës i ka kategorizuar bashkëpunimet.

- Advertisement -

“Kushtetuta e jonë nuk e thërret vullnetin politik është obligative. Fryma e Kushtetutës të Kosovës e ka kategorizuar bashkëpunimin, sepse është kushtetues. Nuk ka parti fituese në Kosovë. Ka parti të parë, dytë, tretë, katër dhe pestë. Ka kategori shumica shqiptare. Madje, pjesë e shumicës së Republikës tonë janë pjesë edhe komunitetet tjera”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar se ka rrezik për të ardhmen se nuk duhet për çdo problem politik t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese.

“Ne kemi një rrezikë për të ardhëm deri sot Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka qenë gardian i Kushtetutës dhe rendit Kushtetutës. Por, mos harroni që historia na ka mësuar që autokratët dhe demokratët, diktatorët janë drejtuar gjithmonë përmes Gjykatës Kushtetuese. Unë uroj që mos të mësohemi ne dhe mos të adaptohemi ne dhe mos të jetojmë në pritje që për çdo problem politik Gjykata Kushtetuese me zgjedh sepse kompozicioni nesër ndërron, bota po ndërron shumë“, tha ai.

I pyetur se a janë shteruar të gjitha rrugët që për gjithçka t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, Haziri ka deklaruar se nuk janë shtjerrë të gjitha rrugët.

“Janë thirrur 50 seanca çdo 48 orë. Ajo është vetëm me kënaq vetëm formën por asgjë praktike nuk ka ndodhë. Asnjë mundësi reale për me ndërtu bashkëpunim nuk është shfrytëzu në Kosovë, përkundrazi është bërë blofi politik. Po luftohet në Kosovë kush po e bënë më keq, kush po inicion më keq, kush po propozon më keq dhe kush po zgjedh më keq fatkeqësitë”, ka thënë ndër të tjera Haziri.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat