spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:30
HomeKosovaHaziri: Vit i humbur e i ligë për Kosovën dhe popullin e...

Haziri: Vit i humbur e i ligë për Kosovën dhe popullin e saj!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas situatës së krijuar në institucionet e vendit, duke e cilësuar vitin aktual si “vit të humbur dhe të ligë” për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ai thotë se vendi po përballet me një krizë të thellë institucionale: pa Qeveri funksionale, pa Kuvend të Republikës, pa Prokuror të Shtetit dhe, siç thekson, shumë shpejt edhe pa Buxhet.

- Advertisement -

Sipas Hazirit, vendimet dhe detyrimet që vijnë nga Gjykata Kushtetuese e dërgojnë Kosovën përsëri në zgjedhje — për të katërtën herë brenda këtij viti. Këtë herë, ai nënvizon se qytetarët duhet të jenë ata që vendosin qartë drejtimin e vendit.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Vit i humbur e i ligë për Kosovën dhe popullin e saj!

Kosova, pa Qeveri, pa Kuvend të Republikës, pa Prokuror te shtetit dhe shumë shpejt pa Buxhet.

Kosova, me vendime apo detyrime të Gjykatës Kushtetuese, prapë në zgjedhje, për herë të katërt këtë vit, por këtë herë duhet të pyeten qytetarët.

Askush e asnjë veprim për këtë Republikë, përveç se Rebublika mbi të gjitha vlen vetëm për Reprezentacionin e Kosovës në futboll. Ata po na mbajnë me besë e shpresë në këto kohë mbylljesh në katër anët. Mirë që shpëtuan “Logjikonomia”!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat