Disa nxënës të një shkolle në fshatin Vitomiricë të Pejës janë helmuar të hënën ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sipas informacioneve të deritanishme që kemi, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10:00 të mëngjesit se disa nxënës kanë shqetësime shëndetësore. Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor, e më pas janë liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit është ftuar për intervistim drejtori i shkollës, i cili e ka dhënë deklaratën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse” tha Gashi.