Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 22-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.
Të zgjedhurit e popullit, pritet të mblidhen nga ora 11:00.
Ndryshe të dielën, për herë të 21-të dështoi përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi të dielën, më 25 maj, sërish nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.



