spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
00:30
HomeSiguriaPoliciaHetohen dy raste të sulmit seksual, dyshohet për përfshirje edhe të të...

Hetohen dy raste të sulmit seksual, dyshohet për përfshirje edhe të të miturve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të sulmit seksual, të raportuara në qytetet e Podujevës dhe Lipjanit, të cilat aktualisht janë duke u trajtuar nga organet e drejtësisë.

Rasti i parë është raportuar në Podujevë më 22 shtator 2025, ku viktima grua ka deklaruar se ishte ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar. Pas hetimeve fillestare, sipas policisë të premten i dyshuari është intervistuar nga autoritetet dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Një tjetër rast i rëndë është raportuar në Lipjan më 30 shtator 2025, ku një prind ka raportuar se vajza e tij e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një tjetër i mitur.

Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori për të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe rasti është aktualisht nën hetime.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat