spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
01:34
HomeSiguriaPoliciaHidhet granatë dore në një objekt në Pejë, Policia jep detajet

Hidhet granatë dore në një objekt në Pejë, Policia jep detajet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një granatë dore është hedhur pas mesnate në një objekt në Pejë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Besnik Lajqi”, teksa nuk raportohet për persona të lënduar nga ky sulm.

- Advertisement -

“Sot rreth orës 02:05 minuta, Policia është informuar nga viktima se në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë, në një lokal, dyshohet se persona të panjohur kanë gjuajtur një mjet shpërthyes, në objektin e tij që dyshohet të jetë granatë dore. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, njësitet relevantë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe për rastin është njoftuar po ashtu edhe Prokurori i Shtetit”, tha ai.

Rugova theksoi se policia është në kërkim të personave të dyshuar, kurse rasti cilësohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat