spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
10:37
HomeKulturëHistoria e Festivalit të Këngës nis në vitin 1962

Historia e Festivalit të Këngës nis në vitin 1962

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Festivali i Këngës në RTSH, prej nga përzgjidhet kënga përfaqësuese për në Eurosong, i ka fillesat e veta në vitin 1962.

Në arkivin e ATSH-së gjenden foto të edicionit të parë të këtij festivali, një prej ngjarjeve më të rëndësishme muzikore në Shqipëri.

- Advertisement -

Ky ishte edicioni i parë i festivalit organizuar nga Radio Tirana, në një kohë kur vendi ishte nën ndikimin e sistemit socialist dhe arti drejtohej nga parimet e realizmit socialist.

Festivali u zhvillua me një skenografi të thjeshte, dhe u transmetua kryesisht përmes radios.

- Advertisement -

Edhe në arkivin e ATSH, fotografitë etiketohen “Festivali i Këngës në Radio”.

Këngët trajtonin tema të jetës së përditshme, punës dhe dashurisë për atdheun, duke reflektuar frymën ideologjike të kohës.

Fitues i këtij edicioni të parë ishte Vaçe Zela me këngën “Fëmija i parë”, e cila u bë menjëherë shumë e njohur dhe mbetet një nga këngët më të dashura në historinë e muzikës shqiptare. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat