spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:42
HomeRajoniSerbiaHolanda do ta pengojë anëtarësimin e Serbisë në BE

Holanda do ta pengojë anëtarësimin e Serbisë në BE

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Jashtëm holandez, Caspar Veldkamp, ​​ka thënë se Holanda do të bllokojë përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ministri përmendi shqetësimet lidhur me gatishmërinë e Serbisë për fazën e ardhshme të anëtarësimit në bllok, duke theksuar se Serbia nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm në fushën e sundimit të ligjit, raporton Shengen.News.

- Advertisement -

“Ne shohim se ka progres të pamjaftueshëm në fushën e sundimit të ligjit në Serbi. Në të njëjtën kohë, ne shohim progres të pamjaftueshëm në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ku Serbia, gjithashtu ka një përgjegjësi të qartë atje. Ne shohim se Serbia ende nuk po e përafron mjaftueshëm politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të BE-së”, deklaroi ministri i Jashtëm holandez, Caspar Veldkamp.

Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e shtetit fqinj, Republikës së Kosovës, e cila u shpall më 17 shkurt 2008. Edhe Kosova aplikoi për anëtarësim në BE.

- Advertisement -

Këto komente, ministri i Jashtëm holandez, Caspar Veldkamp, ​i bëri ​para konsultimeve lidhur me përparimin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, ku shtoi se nevojitet presion real ndaj Serbisë.

Përveç kësaj, ai u bëri thirrje qeverive të tjera evropiane që t’i bashkohen qëndrimit të Holandës për këtë çështje, në mënyrë që vendi të mos jetë i vetëm në këtë kërkesë.

“Ne nuk duam të qëndrojmë vetëm. Ne duhet të bëjmë presion real mbi Serbinë tani”.

“Mendoj se është e rëndësishme që t’i kushtojmë rëndësi zhvillimit të shtetit të së drejtës. Duke parë zhvillimet shqetësuese në Hungari dhe pjesërisht në Sllovaki, është logjike që realisht mund t’i imponojmë kërkesa një shteti anëtar kandidat në fushën e sundimit të ligjit”, tha tutje ai.

Sipas një raporti nga NL Times, shumë parti politike në Holandë kundërshtojnë ecjen përpara me pranimin e Serbisë në BE në këtë kohë.

Gjithashtu, deputetja e Parlamentit holandez, Kati Piri, propozoi një mocion duke theksuar se procesi i anëtarësimit në BE duhet të bazohet në rezultatet e arritura, duke e konsideruar sundimin e ligjit një pjesë të rëndësishme të kësaj.

Piri tha se Serbia ka bërë progres të pamjaftueshëm në këtë drejtim.

Serbia filloi rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE në vitin 2009. Në të njëjtin vit, Beogradi aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE dhe iu dha statusi i kandidatit në BE në mars 2012.

Negociatat e anëtarësimit ndërmjet BE-së dhe Serbisë filluan në janar 2014. Deri në këtë pikë janë hapur 22 kapituj.

Megjithatë, në nëntor të këtij viti, ministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Kristóf Szalay-Bobrovniczky, tha se Serbia duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian “pas shumë vitesh pritjeje”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat