spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
14:21
HomeKosovaHoti akuzon Qeverinë për keqmenaxhim të energjisë

Hoti akuzon Qeverinë për keqmenaxhim të energjisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për menaxhimin e dobët të sektorit energjetik.

Në një postim në Facebook, Hoti ka përmendur disa vendime të qeverisë aktuale që sipas tij e kanë sjellë vendin në krizë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se kryeministri ka kundërshtuar dhe anuluar ndërtimin e termocentralit të ri, nuk ka ndërtuar asnjë kapacitet të ri energjetik dhe ka anuluar projektin e gazit që ishte paraparë me Marrëveshjen e Uashingtonit.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Ky Kryeministër:

– Kundërshtoi dhe anuloi ndërtimin e termocentralit të ri,

– Nuk ndërtoi asnjë kapacitet të ri energjetik,

– Anuloi projektin e gazit nga Marrëveshja e Uashingtonit.

Sot, përdor policinë për t’i shkëputur bizneset nga energjia që prodhohet me thëngjillin e Kosovës.

Pse gjithë ky entuziazëm për t’i detyruar bizneset të blejnë energji disa herë më shtrenjtë, pa pasur kushte për treg të hapur dhe konkurrues?!

Si erdhi puna deri në këtë pikë?!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat