spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
03:35
HomeKosovaHoti: Qeveria e ardhshme duhet ta marrë seriozisht Marrëveshjen e Uashingtonit

Hoti: Qeveria e ardhshme duhet ta marrë seriozisht Marrëveshjen e Uashingtonit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit do të krijonte klimë më të mirë ekonomike për Kosovën, më pas edhe politike, duke çuar drejt marrëveshjës përfundimtare me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, thotë ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Në një intervistë për KosovaPress, ai thotë se qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit duhet ta marrë seriozisht këtë dokument.

- Advertisement -

Ajo që njihet si Marrëveshja e Uashingtonit është një dakordim për normalizim ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë – arritur në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit 2020 nën presidencën e atëhershme të Donald Trump.

Nuk dihet nëse kjo çështje do të marrë sërish vëmendjen e administratës amerikane pasi Trump të betohet si president i ri i Shteteve të Bashkuara në fillim të vitit të ardhshëm.

- Advertisement -

Por Avdullah Hoti, i cili atëbotë e nënshkroi marrëveshjen si shef i ekzekutivit kosovar, thotë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të punojë për zbatimin e kësaj arrëveshjeje.

“Më vjen keq që [Marrëveshja e Uashingtonit] nuk është zbatuar gjatë kësaj periudhe, gjatë këtyre katër viteve. Jam i bindur që sikur ajo marrëveshje të zbatohej sot do të kishim kontekst krejt tjetër ekonomik dhe politik në vend. Është keq që Qeveria e Kosovës abstenoi nga zbatimi i asaj marrëveshje, sepse administrata e re amerikane në vitin 2021 e konfirmoi gatishmërinë e saj për zbatimin e asaj marrëveshjeje. Unë pres që Qeveria e ardhshme ta marrë këtë çështje seriozisht dhe të angazhohet në projekte që parashihen në kuadër të marrëveshjes. Jam i bindur që ajo marrëveshje krijon një klimë më të mirë ekonomike e mandej edhe politike për të çuar drejt marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke, por ajo që është e rëndësishme është ndikimi i kësaj marrëveshje për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thotë Hoti.

Marrëveshja e Uashingtonit i siguroi Kosovës njohjen nga shteti i Izraelit, ndërkaq pikat që kanë të bëjnë me krijimin e linjave ajrore dhe hekurudhore në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk janë zbatuar.

Përveç për mos-angazhim në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, Hoti kritikon qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti edhe për “cenim të aleancave kryesore”, në veçanti me Shtetet e Bashkuara.

Qeveria e Kosovës është kritikuar edhe nga SHBA-të për veprime që ata i kanë konsideruar të njëanshme. Këtë vit, autoritetet kosovare kanë ndërmarrë disa veprime në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe – në mesin e tyre mbylljen e strukturave paralele serbe si dhe ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

“Besoj që dallimi jonë me partinë që është në pushtet është fundamental. Nga politika e jashtme, e nga ekonomia, nga qasja për drejtësinë e plot fusha të tjera, tek politika e jashtme, marrëdhëniet me jashtë, ne duhet të fokusohemi në përmirësimin e marrëdhënieve me jashtë, sepse janë cenuar aleancat kryesore, është cenuar partneriteti i ngushtë që Kosova ka me SHBA-të. Në rajon, duhet t’i rikthehemi bashkëpunimit të ngushtë vëllazëror me Shqipërinë, ka dy vjet që nuk janë mbajtur [mbledhjet] qeveritë e përbashkëta Kosovë-Shqipëri. Në fushën ekonomike duhet të fuqizojmë ekonominë vendore, t’i mbështesim bizneset vendore, të krijojmë siguri para se të gjithash për ekonominë vendore”, thotë Hoti.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat