spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
12:59
HomeKosovaHovenier falënderon stafin kosovar që punojnë në Ambasadën Amerikane

Hovenier falënderon stafin kosovar që punojnë në Ambasadën Amerikane

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, sot i është bashkuar stafit të ambasadës në ditën e vlerësimit për punonjësit lokalë.

Ai tha se ata u nderuan me Darkën e Lamës ku edhe shijuan ushqimet tradicionale, për të cilat tha se shfaqin “trashëgiminë e pasur të Kosovës”.

- Advertisement -

Image

“Sot, iu bashkova komunitetit të ambasadës amerikane në Prishtinë për të festuar ditën e vlerësimit të Stafit të Punësuar Lokal dhe për të nderuar stafin tonë kosovar me një darkën e korrjes/Darka e Lamës. Çfarë mënyrë e mrekullueshme për të nderuar përkushtimin e kolegëve tanë vendas dhe për të shijuar ushqimet tradicionale që pasqyrojnë trashëgiminë e pasur të Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikan, Hovenier.

- Advertisement -

Image

Hovenier ka falënderuar ekipin kosovar për avancimin e partneritetit mes dy vendeve.

“Një falënderim i sinqertë për ekipin tonë të mrekullueshëm kosovar për avancimin e vazhdueshëm të partneritetit SHBA-Kosovë”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat