HomeKosovaDrejtësiaMiliona të fshehura në pyje: hetimi godet rrethin e ish-qeverisë Orbán

Miliona të fshehura në pyje: hetimi godet rrethin e ish-qeverisë Orbán

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

BUDAPEST — Një hetim i madh kundër korrupsionit në Hungari ka çuar në zbulimin e afro 20 milionë dollarëve cash, të fshehura në pyje, magazina, ndërtesa bujqësore dhe ambiente banimi.

Operacioni është zhvilluar më 12 dhe 13 nëntor në kuadër të procedurës penale ndaj Miklós Seszták, ish-ministër i Zhvillimit Kombëtar nga viti 2014 deri më 2018, gjatë qeverisjes së Viktor Orbánit.

- Advertisement -

Sipas autoritetit hungarez për rikuperimin e pasurisë, janë sekuestruar 5.07 miliardë forinta, 2.66 milionë euro dhe 1.26 milionë dollarë, me vlerë totale rreth 19.5 milionë dollarë. Paratë më pas janë depozituar në Thesarin e Shtetit.

Seszták po hetohet për dyshime për ryshfet dhe pagesa të paligjshme të lidhura me kompaninë shtetërore të transportit dhe blerjen e autobusëve të përdorur me çmime të fryra. Ai i ka mohuar akuzat dhe përfaqësuesit e tij kanë mohuar se paratë e gjetura i përkasin atij.

- Advertisement -

Hetimi është pjesë e fushatës antikorrupsion të qeverisë së kryeministrit Péter Magyar, e nisur pas përfundimit të sundimit 16-vjeçar të Orbánit në zgjedhjet e prillit 2026. Hetime të tjera kanë prekur gjithashtu ish-zyrtarë dhe persona të lidhur me qeverisjen e mëparshme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat