spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:06
HomeKosovaKuvendiHyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve

Hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ka hyrë në fuqi, sot, më 27 korrik 2025, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, përmes të cilit u ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me Seancën Konstituive.

Masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025, me kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025.

- Advertisement -

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese konsideron që nëse nuk vendoset masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 26 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyçe në Republikën e Kosovës.

Ndryshe, dje përsëri ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën dhe tha se pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat