Elseid Hysaj mund të largohet nga Lazio në ditët në vijim.
Sipas asaj që po shkruajnë mediat italiane, ekipi Lecce është e interesuar për një huazim të lojtarit.
Mbrojtësi Hysaj nuk ka kaluar një sezon të mirë, pasi në shumë ndeshje të Lazios nuk është grumbulluar nga trajneri Baroni.
30-vjeçari ka një kontratë të vlefshme me klubin aktual, deri në qershor 2026.
Lecce është gati të futet në tratativa, por vendimi final i mbetet futbollistit.



