spot_img
E shtunë, 25 Tetor, 2025
18:30
HomeKosovaZgjedhjet 2025Hyseni i VV-së: Gjilani krahas Londrës dhe New Yorkut – për çfarë...?

Hyseni i VV-së: Gjilani krahas Londrës dhe New Yorkut – për çfarë…?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në prag të balotazhit, Hyseni shpall donacion për kamera inteligjente në Gjilan – fushatë me logjistikën e pushtetit?


Gjilan,Tetor 2025 – Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili është në garë për një mandat të dytë, ka njoftuar sot për një donacion të rëndësishëm që sipas tij do të modernizojë rrjetin e sigurisë në qytet, nëpërmjet instalimit të kamerave me teknologji të avancuar, të ngjashme me ato që përdoren në Londër dhe New York.

Në një postim në rrjetet sociale, Hyseni deklaron se sistemi i ri përfshin kamera me rezolucion të lartë dhe inteligjencë artificiale, të afta për identifikimin automatik të targave (ANPR), të gjitha të integruara në një platformë të vetme menaxhimi.

- Advertisement -

“Një hap i madh për një Gjilan më të sigurt dhe më modern,” shkroi Hyseni, duke falënderuar “miqtë nga Anglia” për donacionin.

Por ky komunikim publik vjen në një moment delikat: fushata për balotazh nuk ka filluar ende zyrtarisht, ndërsa vetë Hyseni është një nga kryetarët aktualë që, siç kanë vërejtur edhe qytetarë e kundërshtarë politikë, nuk po kursehet në përdorimin e logjistikës së pushtetit për të rritur praninë e tij elektorale.

- Advertisement -

Përdorimi i investimeve komunale dhe njoftimeve zyrtare si pjesë e një fushate të heshtur, por aktive, ngre shqetësime për barazi garimi dhe shkrirjen e vijës ndarëse mes qeverisjes dhe kandidimit.

Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, do të përballet në balotazh me kandidatin e LDK-së, Arber Ismajli, në një garë që pritet të jetë e ngushtë. Kujtojmë se në zgjedhjet e vitit 2021, Hyseni fitoi për shumë pak vota ndaj Lutfi Hazirit, figurë e njohur politike dhe përfaqësues i brezit të vjetër të LDK-së, shpesh cilësuar si simbol i politikës së vjetër të Anamoravës.

Rikthimi i një kandidati të ri nga LDK, në sfidë me një kryetar aktual që ka përfituar jo vetëm nga pushteti, por edhe nga “donacionet” për të ndërtuar narrativën e suksesit, e bën këtë garë një nga më të ndjekurat në raundin e dytë të zgjedhjeve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat