spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
22:01
HomeRajoniShqipëriaI dashuri i shqiptares pranon autorësinë e vrasjes: I bëra të gjitha...

I dashuri i shqiptares pranon autorësinë e vrasjes: I bëra të gjitha vetëm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mark Antony Samson, 23-vjeçari tajlandez i akuzuar për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula, ka rrëfyer për 5 orë para togave të zeza krimin e rëndë që kishte kryer.

Mediat italiane bëjnë me dije se 23-vjeçari ka theksuar se krimin e kishte kryer me vetëdije të plotë, dhe se e kishte menduar prej kohësh.

- Advertisement -

“Unë i bëra të gjitha vetë”, është shprehur ai në gjykatë.

I pyetur nëse prindërit e tij e dinin për krimin, apo kishin rol në këtë ngjarje, 23-vjeçari ka heshtur.

- Advertisement -

Mësohet se Mark ka rrëfyer se e ngarkoi trupin e pajetë të Ilarias në makinë, pasi e mbylli në një valixhe, duke e braktisur në një luginë.

23-vjeçari po ashtu ka pohuar gjithashtu se e kishte pastruar vetë vendin e sulmit në banesën e tij.

Babai dhe nëna e tij aktualisht nuk janë nën hetim, por hetuesit po studiojnë pozicionin e tyre për të kuptuar nëse ka pasur ndonjë përfshirje në fshehjen e trupit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat