Në Gjakovë është raportuar një arratisje nga ambientet e stacionit, ku një i dyshuar ka arritur të largohet përmes dritares gjatë qëndrimit në zyrën e intervistimit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur i dyshuari ndodhej brenda zyrës së intervistimit.
“Rr. Skënderbeu, Gjakovë 17.04.2026-21:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në zyrën e intervistimit, ka arritur të largohet përmes dritares duke u larguar nga objekti i stacionit policor në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës.



