spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
22:26
HomeSiguriaPoliciaI kërkuari ndërkombëtarisht, bie në pranga në Prishtinë

I kërkuari ndërkombëtarisht, bie në pranga në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sonte në orët e pasdites, në Prishtinë, Njësia FAST, me mbështetjen e Njësisë Rajonale për Reagim të Shpejtë (NJRSH) – Prishtinë, njofton se ka realizuar me sukses një aksion policor, duke arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, dhe personi i arrestuar është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore, konfirmon policia.

- Advertisement -

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të sjellë para drejtësisë individët që kërkohen për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat