spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
15:01
HomeLajmeI pari i Prishtinës mbikëqyr punimet për ndërtimin e rrugës “A”

I pari i Prishtinës mbikëqyr punimet për ndërtimin e rrugës “A”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mbikëqyrur nga afër punimet që po bëhen për ndërtimin e rrugës “A”.

Rama ka thënë se ka kërkuar që të intensifikohen punimet, duke thënë se kjo është arterie kyçe që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe reduktojë kolonat në kryeqytet.

- Advertisement -

Ai e cilësoi këtë si projektin më të madh në historinë e kryeqytetit deri më tani.

“Kemi kërkuar që të intensifikohen punimet në rrugës “Jim Xhema” 🚧, një arterie kyçe që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe të reduktojë kolonat në kryeqytet. Vizitova punishten për të parë nga afër dinamiken e punimeve. Ky projekt, së bashku me projektet tjera që po i zhvillojmë, dëshmon përkushtimin tonë për t’i rikthyer qytetit qasjen dhe funksionalitetin e duhur”, ka shkruar Rama.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat