spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:20
HomeKosovaKuvendiI veshur me uniformë të UÇK-së, qytetari proteston para Kuvendit: “Të largohen...

I veshur me uniformë të UÇK-së, qytetari proteston para Kuvendit: “Të largohen uzurpatorët”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës është zhvilluar sot një protestë e pazakontë. Një qytetar, i veshur me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka dalë para Kuvendit duke kërkuar largimin e asaj që ai e quajti “uzurpatorë të institucioneve”.

Në duar mbante fletushka me mbishkrimin: “të largohen uzurpatorët për të mundësuar formimin e institucioneve”. Ai kërkoi nga qytetarët që të zgjojnë ndërgjegjen qytetare dhe të veprojnë për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe të demokracisë.

- Advertisement -

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe mediave, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar lidhur me protestën.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat