spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
19:09
HomeKulturëIbrahim Kadriu nderohet në Bari të Italisë me çmimin “Vula e Akademisë”

Ibrahim Kadriu nderohet në Bari të Italisë me çmimin “Vula e Akademisë”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Bari të Italisë ditë më parë u mbajt takimi i nëntë ndërkombëtar “Seneka”, organizuar nga Akademia e Arteve Filozofike të Barit.

Në një program të jashtëzakonshëm të prezantimit të pjesëmarrësve, me ftesën e Akademisë ishin të pranishëm edhe shkrimtarët nga Kosova, Ibrahim Kadriu dhe Mehdi Krasniqi.

- Advertisement -

Pas vlerësimit të komisionit, gjithashtu ndërkombëtar, shkrimtari Ibrahim Kadriu u nderua me çmimin “Vula e Akademisë”, me diplomën “Anëtar nderi i Akademisë” dhe me medaljen “Seneka”, për të arriturat në fushën e letërsisë e që, në të vërtetë, ishte çmimi më i lartë i këtij manifestimi që u organizuar  në kështjellën “Norman-Shuar.

Në këtë manifestim ishte i ftuar nga Kosova dhe mori pjesë edhe poeti Mehdi Krasniqi i cili u nderua me çmimin “Ambasador i Kosovës”, me diplomën “Anëtar nderi i Akademisë” dhe me medaljen “Seneka”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat