Storm raporton për aksidentin me fatalitet në Autostradën “Ibrahim Rugova”: Viktima një motorist i njohur nga Peja

Më herët, Storm raportoi për një aksident me fatalitet në Autostradën “Ibrahim Rugova.” Sipas disa postimeve të shpërndara në rrjete sociale, viktima e këtij aksidenti ishte një motorist i njohur në qytetin e Pejës.
Një faqe në Facebook me emrin “Peja City,” e cila ende nuk është e verifikuar nga Facebook me “tick-un” blu, ka publikuar disa pamje dhe një mbishkrim ku thuhet:
“Andi e deshi aq shumë motorin dhe adrenalinën, saqë kjo dashuri e madhe për motorin i mori jetën. Pasioni i tij për shpejtësinë dhe aventurat e rrugës ishin pjesë e pandashme e tij, por fatkeqësisht, kjo pasion e çoi drejt një fundi tragjik. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë tek të gjithë ata që e njohën dhe e deshën.”
Storm do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet e këtij rasti dhe do të informojë për çdo detaj të ri lidhur me aksidentin.
Autostrada “Ibrahim Rugova” bëhet skenë e një aksidenti fatal me motor
Storm•/Aksidente: Më 13 tetor 2024, rreth orës 14:40, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e tretë në drejtimin Prizren Jug-Vermicë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me motor, raporton policia.
Njësitë policore për kontrollin e autostradës, së bashku me njësinë e hetimeve, kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat hetimore të nevojshme. Sipas zëdhënësit të policisë, mjekët kujdestarë kanë konstatuar se personi i përfshirë në aksident ka qenë pa shenja jete.
Ky rast tragjik shton edhe më tej shqetësimet për sigurinë në rrugë, veçanërisht në autostradat që shpesh bëhen skenë aksidentesh të rënda.