spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:43
HomeSiguriaUshtriaIbrahimi bën histori në SHBA – e para ushtarake ndërkombëtare që diplomohet...

Ibrahimi bën histori në SHBA – e para ushtarake ndërkombëtare që diplomohet në “Range”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nëntogerja dhe oficerja e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Vesa Ibrahimi, është gruaja e parë ndërkombëtare që ka diplomuar ndonjëherë në një prej trajnimeve më sfiduese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Ranger School.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se trajnimi është realizuar në standarde të barabarta për dy gjinitë, teksa ushtarakët që janë diplomuar si Ranger konsiderohen të aftë të udhëheqin operacione në kushte ekstreme — në çdo klimë, terren apo situatë luftarake dhe të shërbejnë si liderë të besueshëm në strukturat e tyre.

- Advertisement -

“Ranger School është një nga trajnimet më të vështira dhe prestigjioze të ushtrisë amerikane, që synon zhvillimin e lidershipit dhe aftësive taktike të oficerëve në nivelin e njësive të vogla. Ky kurs sfidon pjesëmarrësit në aspektin fizik, mendor dhe emocional përmes stërvitjes intensive në tri faza: Darby, Mountain dhe Swamp”, ka shkruar ai në Facebook.

Stërvitja kryhet me mbështetje minimale logjistike, me mungesë gjumi, ngarkesë të vazhdueshme fizike dhe presion psikologjik të lartë — me qëllim të zhvillimit të qëndrueshmërisë dhe vendimmarrjes nën stres, ka shpjeguar më tej Maqedonci.

- Advertisement -

“Në këtë cikël diplomimi, nga 148 pjesëmarrës që përfunduan me sukses kursin, vetëm tre ishin të gjinisë femërore”, vazhdon njoftimi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat