Milan po përgatitet për ndryshime të shumta për sezonin e ri, ndryshime të cilat do të jenë brenda dhe jashtë fushave.
Sky Sport raporton se dy kandidatët e vetëm të mbetur ende në garë për të marrë postin e drejtorit sportiv të kuqezinjve janë Igli Tare dhe Fabio Paratici.
Shqiptari vjen nga një eksperiencë shumë pozitive te Lazio, ku 14 vjet si drejtor sportiv pati jo pak suksese në postin që mbante, ndërsa Paratici vjen pas dy eksperiencave jo fort të mira te Juventus dhe më pas te Tottenham.
Të dy kandidatët në fjalë kanë pasur bisedime të gjata me Gerry Cardinale dhe këshilltarin e tij, Zlatan Ibrahimovic.



