spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:29
HomeSportIgli Tare piketon një tjetër lojtari shqiptar

Igli Tare piketon një tjetër lojtari shqiptar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas shitjes së Malik Thiaw te Newcastle për mbi 40 milionë euro, Milani ka vendosur blerjen e një mbrojtësi të ri si prioritet absolut.

Situata bëhet edhe më urgjente pasi trajneri Massimiliano Allegri duket i vendosur të vazhdojë me skemën me tre qendërmbrojtës, çka mund të çojë në afrimin e jo vetëm njërit, por dy lojtarëve të rinj në repartin mbrojtës deri në fund të gushtit.

- Advertisement -

Sipas ‘Tuttosport’, drejtori sportiv Igli Tare ka në plan një investim të madh për një talent premtues, mundësisht italian, por në listë ndodhet edhe një emër i njohur si Berat Gjimshiti.

Qendërmbrojtësi i Atalantës, ka kontratë deri në vitin 2026, por mbetet një mundësi konkrete për kuqezinjtë.

- Advertisement -

Nëse kushtet e merkatos përputhen, kapiteni i Kombëtares mund të bëhet një nga pistat më të nxehta të Milanit në javët e fundit të merkatos verore.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat