spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
09:29
HomeKosovaIKSHPK del me rekomandime rreth temperaturave të larta

IKSHPK del me rekomandime rreth temperaturave të larta

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë më udhëzime që kanë për qëllim mbrojtjen nga i nxehti dhe temperaturat e larta.

IKSHPK ka thënë se vala e të nxehtit që po mbizotëron këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme.

- Advertisement -

Periudhat e gjata me temperatura të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres në trup dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve apo vdekjeve nga ekspozimi ndaj nxehtësisë.

Veprimet që duhet të ndërmerren për t’u mbrojtur:

- Advertisement -

• 🕑 Qëndroni larg të nxehtit: Shmangni daljet dhe aktivitetet e rënda gjatë orëve më të nxehta. Qëndroni në hije dhe kaloni 2-3 orë në një vend të freskët.

• 💧 Mbajeni trupin të freskët dhe të hidratuar: Përdorni veshje të lehta (pambuku), bëni dush të freskët, lagni lëkurën dhe pini ujë rregullisht (1 gotë/orë – 2-3 litra/ditë).

• 🏠 Mbajeni shtëpinë të freskët: Ajroseni gjatë natës kur jashtë është më freskët. Ditën mbyllni dritaret dhe përdorni perde për të penguar rrezet e diellit.

👵👶 Kujdesi për grupet e cenueshme:

• Për të moshuarit mbi 65 vjeç: Kontaktoni rregullisht sidomos ata me sëmundje kronike, aftësi të kufizuar apo që jetojnë vetëm.

• Për fëmijët: 🚫 Mos i lini kurrë në automjete të parkuara. Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta (10:00–17:00).

🚑 Në rast emergjence: Kontaktoni mjekun më të afërt ose telefononi 194.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat