spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
05:30
HomeKosovaIKSHPK thotë se uji i liqenit të Badocit mund të përdoret për...

IKSHPK thotë se uji i liqenit të Badocit mund të përdoret për pije

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se uji i Badocit mund të përdoret edhe për pije.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, rezultatet nga analizat e katër ditëve të fundit tregojnë se vlerat e manganit kanë zbritur dhe ato rezultojnë brenda standardeve të paraqitura për ujin e pijes.

- Advertisement -

“Rezultatet nga analizat e katër ditëve të fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 8-12 nëntor) tregojnë se vlerat e manganit kanë zbritur dhe ato rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes. Bazuar në këto rezultate, uji mund të përdoret edhe për pije”, thuhet në njoftim.

IKSHPK i ka rekomanduar KRU “Prishtina” që të vazhdojë mbikëqyrjen dhe trajtimin e ujit dhe të sigurojë ujë në sasi dhe cilësi, sipas standardeve për ujin e pijes.

- Advertisement -

IKSHPK ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e shprehur gjatë periudhës sa uji nuk mund të përdorej për pije dhe i siguron ata se do të vazhdojë me monitorim të rregullt dhe përcjellje të cilësisë së ujit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat