spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
12:33
HomeKosovaIKShPK: Uji nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije

IKShPK: Uji nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se monitorimet e fundit të cilësisë së ujit të pijshëm në zonën e furnizimit PR03 nga Ujësjellësi i Badocit kanë treguar ulje të dukshme të vlerave të manganit.

Sipas analizave laboratorike të realizuara gjatë tri ditëve të fundit në Laboratorin e parametrave bazik dhe Laboratorin analitik – ICPMS, vlerat më të larta të përqendrimeve të manganit kanë variuar nga 0.012 mg/l deri në 0.037 mg/l, të gjitha brenda kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ (UA) nr. 10/2021 – “Cilësia e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.

- Advertisement -

“Bazuar në këto rezultate laboratorike dhe në përputhje me UA 10/2021, uji në zonën e furnizimit PR03 nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije,” thuhet në njoftimin e IKShPK.

Instituti bën të ditur se, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të vazhdojë monitorimin e rregullt dhe të vazhdueshëm të cilësisë së ujit, duke garantuar transparencë dhe informim të saktë për qytetarët.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat