spot_img
E hënë, 30 Mars, 2026
16:40
HomeShëndetiVaksina kundër HPV-së tashmë falas deri në moshën 26-vjeçare!

Vaksina kundër HPV-së tashmë falas deri në moshën 26-vjeçare!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë ka miratuar zgjerimin e grup-moshave për vaksinimin kundër virusit HPV, që shërben për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

Ky vendim vjen pas rekomandimit të Komitetit Profesional Këshillues për Imunizim (KPKI) dhe bazohet në evidencat më të fundit shkencore ndërkombëtare. Synimi kryesor është rritja e mbrojtjes së popullatës ndaj infeksioneve me HPV dhe ulja e rrezikut nga kanceret e lidhura me këtë virus te të dy gjinitë.

- Advertisement -

Kategoritë e reja të vaksinimit:

  • Deri në moshën 26-vjeçare: Vaksinimi do të ofrohet në mënyrë vullnetare për të gjithë të rinjtë që nuk janë vaksinuar më parë.

    - Advertisement -
  • Mosha 26–45 vjeç: Personat e kësaj grup-moshe mund të vaksinohen me rekomandim të mjekut, bazuar në vlerësimin individual të rrezikut dhe përfitimit.

  • Vaksinimi rutinë: Vazhdon sipas kalendarit të rregullt për fëmijët 11–12 vjeç (nxënësit e klasës së gjashtë).

Pse është i rëndësishëm ky vaksinim? Virusi HPV është shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës. Vaksina mbron nga tipet më të rrezikshme të virusit, redukton ndjeshëm rrezikun për lezione para-kanceroze dhe është vërtetuar si shumë efektive nëse merret para ekspozimit ndaj virusit.

Zgjerimi i këtij procesi pritet të sjellë mbrojtje më të gjerë për të rinjtë, ulje të rasteve të kancerit në të ardhmen dhe përmirësim të përgjithshëm të shëndetit publik në Kosovë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat