spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:39
HomeKosovaILC: Energjia është e drejtë, jo luks!

ILC: Energjia është e drejtë, jo luks!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Reagim i Institutit për Lidership Civil (ILC): Energjia është e drejtë, jo luks!

Prishtinë, 5 prill 2025 – Instituti për Lidership Civil (ILC) ka reaguar sot pas protestës qytetare kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, duke shprehur mbështetje të plotë për të drejtën e qytetarëve të Republikës së Kosovës për të kundërshtuar vendime që rëndojnë mirëqenien e tyre ekonomike dhe sociale.

- Advertisement -

Në reagimin e ILC thuhet se protesta e mbajtur në Prishtinë ishte paqësore, legjitime dhe domosdoshmëri qytetare në një kohë kur krizat ekonomike dhe mungesa e sigurisë financiare po i detyrojnë qytetarët të paguajnë gjithnjë e më shumë për shërbimet bazike.

“Çdo rritje e barrës financiare pa një konsultim të gjerë dhe pa një arsyetim të qartë teknik dhe moral përbën një cënim të drejtpërdrejtë të drejtës për një jetesë të dinjitetshme,” thuhet në reagim.

ILC rikujton se energjia elektrike është një e mirë publike, dhe trajtimi i saj si një mall tregu, pa konsideruar ndikimin social, është i papranueshëm. Vendimmarrjet që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve – thekson ILC – duhet të jenë transparente, të arsyetuara dhe të paraprira nga një proces gjithëpërfshirës konsultimi publik.

- Advertisement -

Instituti i bën thirrje institucioneve kompetente që:

  • të dëgjojnë zërin qytetar;

  • të rishikojnë urgjentisht vendimin për rritjen e çmimit të energjisë;

  • dhe të hartojnë një plan të qartë afatshkurtër dhe afatgjatë për një sistem energjetik të drejtë dhe të përballueshëm për të gjithë, veçanërisht për shtresat në nevojë.

Në fund, ILC thekson se do të vazhdojë të monitorojë këtë proces dhe të mbështesë çdo iniciativë qytetare që synon forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe drejtësisë sociale në vend.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat