Në emër të Institutit për Lidership Civil dhe storm•, ju urojmë nga zemra Fitër Bajramin – festën e mirësisë, solidaritetit dhe faljes.
Pas një muaji përkushtimi, reflektimi dhe përmbajtjeje gjatë Ramazanit, kjo ditë e shenjtë na kujton vlerën e bashkësisë, të ndarjes me të tjerët dhe të ndërtimit të një shoqërie më të drejtë e më humane.
Le të jetë kjo festë një nxitje për më shumë mirësi në veprimet tona, për më shumë drejtësi në qëllimet tona dhe për më shumë ndjeshmëri në udhëheqje.
Gëzuar Fitër Bajramin!



