spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
11:38
HomeRajoniShqipëriaIlir Meta nga paraburgimi sfidon “narkoshtetin” e Ramës – ndërmerr këtë veprim

Ilir Meta nga paraburgimi sfidon “narkoshtetin” e Ramës – ndërmerr këtë veprim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

storm•/Shqipëria: Ish-Presidenti dhe lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, edhe nga paraburgimi nuk e ndal betejën politike! Meta ka urdhëruar regjistrimin zyrtar të Partisë së Lirisë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, duke e cilësuar këtë një sfidë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë.

Dokumenti qe deshmon regjistrimin e Partise se Lirise, per pjesemarrje ne zgjedhjet e 11 Majit 2025

Në një mesazh të fortë, ai paralajmëron një triumf masiv mbi “narkoshtetin” e Edi Ramës, duke u zotuar për një fitore të padiskutueshme të opozitës dhe përmbysjen e qeverisë aktuale, që sipas tij po rrënon vendin me korrupsion dhe varfëri.

- Advertisement -

Meta përmes eksponentëve të partisë, e quan këtë garë zgjedhore një moment historik, ku votat për Partinë e Lirisë dhe programin “5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus” do të shënojnë fundin e shpopullimit dhe varfërisë, duke e shndërruar Shqipërinë në një fuqi prodhuese dhe eksportuese.

“Fitorja është e pashmangshme! Është koha për ndryshimin historik dhe largimin e Narkoqeverisjes së Ramës, që po plaçkit dhe shkatërron vendin çdo ditë!” – deklaron Meta, transmetojnë zyrtarët e partisë së tij.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat