spot_img
E shtunë, 25 Tetor, 2025
01:40
HomeKosovaIncidenti me Zemajn, personi i përfshirë është mërgimtar në Gjermani

Incidenti me Zemajn, personi i përfshirë është mërgimtar në Gjermani

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nuha Osmani ka dhënë versionin e tij rreth incidentit të ndodhur. Ai tha se është fyer rëndë, jo vetëm ai, por edhe gruaja dhe nëna e tij.

Zemaj ka thënë të kundërtën duke thënë se ka qenë duke dhënë një intervistë kur një qytetar e ka fyer rëndë.

- Advertisement -

“Ai më fyeu mua, me gruan dhe me nënën. Unë iu afrova vetëm ta pyes çka po don, por ai u soll dhunshëm dhe më goditi”, tha Osmani.

Ai tha se Zemaj duhet të kërkojë falje atij dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për sjelljen e tij, që ai e quan arrogante.

- Advertisement -

“Prej tij kërkoj vetëm të më kërkojë falje mua dhe gjithë qytetarëve të Kosovës për sjelljen e tij arrogante. Të gjitha të tjerat do t’i kryejë drejtësia – nëse ka drejtësi”, përfundoi ai për RTK.

Ndërsa, Zemaj sot gjatë një shkrimi në Facebook ka thënë se derisa ka qenë duke dhënë një intervistë, është provokuar verbalisht me fjalë të papranueshme.

“Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vërtetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë”, ka thënë Zemaj.

Tutje, deputeti i LDK-së ka thënë se ka reaguar në afekt në vetëmbrojtje, gjë për të cilën thotë se s’përfaqëson as bindjet e tij personale e as parimet e partisë që i takon. Për këtë, Zemaj ka thënë se s’do të duhej të binte pre e provokimit dhe ka kërkuar falje për incidentin që ka ndodhur.

VIDEO / “Kuj po i thu rrenc, unë të mys” – Përplasja fizike mes Zemajt dhe qytetarit

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat