spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
13:16
HomeEkonomiInflacioni 3.9% në 2025, fundviti solli rritjen më të madhe të çmimeve

Inflacioni 3.9% në 2025, fundviti solli rritjen më të madhe të çmimeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Viti 2025 u karakterizua me rritje të vazhdueshme të çmimeve të konsumit në Kosovë, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), inflacioni vjetor arriti në 3.9 për qind, krahasuar me vitin 2024.

- Advertisement -

Nëntori dhe dhjetori rezultuan si më të shtrenjtët e vitit. Vetëm në dhjetor 2025, çmimet e konsumit ishin mesatarisht 5.3 për qind më të larta sesa në dhjetorin e vitit paraprak.

ASK bën të ditur se rritja e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i disa produkteve bazë dhe shërbimeve.

- Advertisement -

Rritjen më të madhe e kanë shënuar pemët me 19 për qind, energjia elektrike me 18.3 për qind, shërbimet që lidhen me pajisjet personale të transportit me 18.1 për qind, mirëmbajtja dhe riparimi i tyre me 14.7 për qind, si dhe mishi me 14.4 për qind.

Gjithashtu, rritje të ndjeshme të çmimeve janë regjistruar te pushimet e organizuara (13.5%), lëndët djegëse të ngurta si druri i zjarrit dhe peleti (13.1%), kafja, çaji dhe kakaoja (11.9%), si dhe produktet e qumështit, djathi dhe vezët (9.8%).

Ndryshe nga këto kategori, ASK raporton se gjatë vitit 2025 është shënuar rënie e çmimeve te karburantet.

Për vitin 2026, Banka Qendrore e Kosovës parashikon një normë inflacioni prej 3.4 për qind. Parashikim të ngjashëm ka edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili vlerëson se inflacioni në Kosovë gjatë vitit 2026 do të jetë rreth 3.5 për qind.

FMN thekson se çmimet e ushqimit dhe energjisë vazhdojnë të jenë faktorët kryesorë që shtyjnë inflacionin në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE), rajon ku bën pjesë edhe Kosova.

Sa i përket rritjes ekonomike, FMN parasheh që ekonomia e Kosovës të rritet me 3.9 për qind në vitin 2026.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat